Ukrainë, pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

Zyrtarët në Ukrainë thonë se pesë persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur kur një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë përpjekjeve për aterim nëpër mot të keq sot afër kryeqytetit Kiev.

Ministria për situata emergjente e Ukrainës tha se në aeroplan ishin 16 parashutistë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Por, planet që parashutistët të kërcenin nga aeroplani u anuluan për shkak të shiut dhe erës së fortë.

Aeroplani ishte pronë e një shkolle të pilotëve në aeroportin Borodjanka, 30 kilometra në perëndim të Kievit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button