Spanja shpëtoi 825 migrantë, përgatitet për marrjen e anijes Aquarius

Gjatë dy ditëve të kaluara roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar 825 persona dhe ka gjetur katër kufoma në ujërat e Mesdheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Migrantët janë shpëtuar nga dhjetëra varka me ndihmë të së cilave kanë tentuar të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane.

Nga rojet bregdetare bëhet e ditur se migrantët nga vendet afrikane janë shpëtuar nga 69 varka.

Kohët e fundit Italia nuk lejoi anijen Aquarius me 629 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe të ankorojë në portin e tyre.

Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion tregojnë se që nga fillimi i vitit 13.808 migrantë përmes detit kanë arritur në Itali. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 61.201.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, nga fillimi i vitit në ujërat e Mesdheut jetën e kanë humbur 792 migrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button