Filloi sezoni veror në bregdetin turk, janë mbushur të gjitha kapacitetet

Një numër i madh turistësh vendor, por edhe të huaj, kishin vendosur që ditët e festës së Bajramit t’i kalojnë në plazhet e Kushadasit dhe Didimit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kushadasi, një nga destinacionet më të njohura të bregdetit turk, çdo vit tërheq numër të madh turistësh nga e mbarë bota. Lagja peshkatare e dikurshme, sot është shndërruar në pushimore të popullarizuar në bregdetin Egje. Qyteti numëron mbi 60.000 banorë, ndërsa gjatë sezonit veror, në të qëndrojnë rreth një milion turistë.

Kushadasi ofron përmbajtje të larmishme, ku spikasin trashëgimia kulturore dhe historike nga kohërat antike.

Kryetari i Bordit të Turizmit të Kushadasit, Bulent Ilbahar, konfirmoi se të gjitha hotelet në këtë qytet kanë mbushur me 100 për qind kapacitetet e tyre turistike. Ai thekson se presin një sezon të suksesshëm veror.

Këto ditë, temperaturat në Didim arrijnë në 36 gradë celsius, ndërkohë që temperatura e ujit, deri në 25 gradë celsius.

Plazhi Altinkum në Didim, është i njohur për çadrat shumëngjyrëshe, por edhe rërën e imët të saj, që e bëjnë njërin nga destinacionet më të kërkuara.

Tayyar Cengiz, nga asociacioni turistik i Didimit, tha se sezoni i sivjetshëm ka filluar më herët, meqë siç thotë, hotelet nuk kanë vende të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button