Catherine Zeta-Jones: Kam vuajtur shumë, por tani kam gjithçka

Aktorja e preferuar e Hollywood-it , Catherine Zeta-Jones, edhe pse në moshën 48-vjeçare ka treguar gjithçka për veten,madje ajo zbuloi për të gjtihë një anë të karakterit që askush nuk e di, duke vënë në dukje edhe ndryshimet që ajo ka bërë ndër vite. Në një intervistë për ‘The Mirror’, protagonistja e filmave të mrekullueshëm i qartësoi të gjtiha njëherë e mirë, shkruan Class.

Një gjë që dua të ndaj me ju është se unë nuk jam e përulur ashtu siç kam qenë më parë. Unë nuk kam frikë nga askush dhe jam e lumtur për gjtihçka kam. Nuk kam pse të përulem para të gjtihëve dhe të kërkoj falje për familjen dhe karrierën, ashtu siç kam bërë më parë. Puna ime është shumë e rëndësishme, familja ime e bukur gjithashtu. Jam e bukur, e pasur dhe ndihem shumë mirë për këtë gjë.”

Aktorja bukuroshe ka rrëfyer për herë të parë për fëmijërinë e saj dhe jetëne  vështirë që ka pas. “Unë vij nga një familje punëtorësh. Kemi kaluar shumë vështirësi dhe unë kam punuar shumë për ët arritur suksesin dhe gjithçka kam sot.”

Gjithashtu, ajo zbuloi disa të pathëna edhe për situatën e  rëndë që kaloi, kur mendoi të largohej përgjithmonë nga aktrimi dhe nga ëndrra e saj e madhe për të qenë e suksesshme. Situata e vështirë e bëri të dyshonte nëse aktrimi ishte ajo për të cilën ajo donte të punonte, por kuptoi se ajo kishte bërë zgjedhjen e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button