Andy Murray i kthehet fushave të tenisit

Andy Murray konfirmoi se javën e ardhshme pas gati një viti pushimesh për shkak të lëndimit i kthehet tenisit konkurrues në turneun Queen’s Club, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i trefishtë i trofeut nuk ka luajtur që nga Wimbledon i vitit të kaluar për shkak të dëmtimit, por ai kishte stërvitur të premten në Queen’s, duke thënë se do të shpallë vendimin të shtunën.

“Andy Murray konfirmoi se do të luaj”, njoftoi menaxhmenti i turneut në profilin e tyre në Twitter.

Kampioni i French Open, Rafael Nadal u tërhoq të mërkurën nga Queen’s për t’u përgatitur për Wimbledon.

Queen’s Club është një nga turnetë më të mëdhenj që paraqet si uverturë për Wimbledon, që fillon më 2 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button