Anketë: Shumica e grekëve kundër marrëveshjes dhe emrit Maqedonia

“Jo” për marrëveshjen thonë 68,3 për qind, ndërsa “jo” për emrin Maqedonia janë 73,2 për qind e të anketuarve në hulumtimin e ri të opinionit publik në Greqi, i realizuar nga agjencia “Marc” për gazetën “Proto tema”.

Sipas rezultateve, 49 për qind e votuese të SYRIZA janë kundër marrëveshjes midis Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në lidhje me orarin e forcave në skenën politike greke, vërehet dallim i madh midis Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s (14,4 për qind). Më konkretisht: Demokracia e Re 30,6 për qind, SYRIZA 16,2 për qind, Lëvizja për ndryshime 7,5 për qind, Agimi i Artë 7,3 për qind dhe Partia Komuniste e Greqisë 6,3 për qind.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, anketa e plotë është publikuar në botimin e nesërm të gazetës, ndërsa këto pjesë të rezultateve të hulumtimit janë në ballinën e “Proto tema”.

Gazeta botohet çdo të dielë, e dyta për nga tirazhi me mbi 50 mijë kopje dhe konsiderohet si e orientuar ndaj opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button