Dimitrov: Nesër është ditë historike për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se nesër është ditë historike për Maqedoninë, me të cilën hapet e ardhmja, njofton Portalb.mk.

Në hapjen e sotme të Festivalit “One Love Tour” 2018, në të cilën ishte bashkë me shefen e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, Dimitrov tha se dita e nesërme është një hap i madh në drejtim të mbylljes së çështjes, që është e hapur aq sa është e vjetër pavarësia e Republikës së Maqedonisë, praktikisht që nga viti 1991.

“Kemi forca të cilat luftojnë për përpara, për ardhmëri, kemi forca që luftojnë për mbrapa, për të kaluarën. Të kaluarën nuk mundemi ta ndryshojmë, të ardhmen mundemi. Mendoj se ajo është një akt i madh, në këtë mënyrë ishim të inkurajuar nga marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë. Kjo është çështja e fundit e hapur dhe në njëfarë mënyre mbaron një fazë e pikëpyetjeve, të sfidave. Shumë do të jetë e rëndësishme që ky akt t’i hapë dyert edhe të BE-së edhe të NATO-s, pasi që mes tjerash, përskaj miqësisë me Greqinë, motivet themelore maqedonase janë që të hapen dyert dhe përfundimisht që të dalim nga kjo pritje, ku jemi mbyllur shumë vjet”, deklaroi Dimitrov.

Zaharieva: Pas marrëveshjes, dritë jeshile për Maqedoninë për fillimin e bisedimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button