Vdes një vajzë nën rrethana misterioze

Dje rreth orës 19:30, në Shkup, në poliklinikën “Bit Pazar” nga ana e dy meshkujve të panjohur është sjellë dhe lënë një femër e moshës rreth 25-30 vjeç, e cila nuk jepte shenja jete, ndërsa pasi e kishin lënë personat në fjalë menjëherë u larguan nga poliklinika.

Nga ana e mjekut u konstatua vdekja, ndërsa arsyeja nuk dihet.

Hetim në vendngjarje  ka bërë ekipi i SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues, trupi i pajetë i vajzës është dorëzuar për obduksion. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button