Rekord botëror, 32 persona i venë flakën vetes (Video)

Plot 32 performues të guximshëm, burra dhe gra, i dhanë flakën vetës për të thyer titullin botëror për performancën me më shumë njerëz në flakë. Performuesit mbanin veshur një kostum rezistent nga zjarri megjithatë organizatorët kishin marrë të gjitha masat e sigurisë vetëm në rast të eskalimit të situatës, transmeton Alsat M.

Ky rekord u thye në Kejp Toun të Afrikës Jugore dhe u organizua me qëllim të të promovohen talentet e njerëzve. Rekordi paraprak në këtë kategori ishte vendosur në Ohio të Amerikës më 19 tetor të vitit 2013 ku morën pjesë 21 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button