Eduard Xhozef propozon kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë të nominohen për Çmimin Nobel

Në një tekst të publikuar në “Forin Polis-in” amerikan, profesori Eduard Xhozef propozon kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë të nominohen për Çmimin Nobel për paqe për shkak të marrëveshjes për emrin, njofton Mia.mk.

Xhozef vlerëson se marrëveshja “krijon model për ballafaqim me përplasjet e identitetit të cilat çojnë drejt konfliktit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në aspekt global”, si edhe se sjell besim të madh në Bashkimin Evropian dhe “projektin e plotë perëndimor” të Ballkanit.

Profesori përkujton edhe historinë e stuhishme të Maqedonisë me fqinjët, të cilët edhe pse në mënyrë deklarative e njohin, megjithatë në një apo në ndonjë mënyrë tjetër, e mohojnë identitetin e saj – gjuhën nga Bullgaria, kishën nga Serbia dhe gjithë identitetin nga pala greke. Teksti përkujton edhe tensionet me bashkësinë etnike shqiptare në vitin 2001 të cilat çuan drejt ndryshimeve të Kushtetutës.

Xhozef sqaron se si Greqia mbi dhjetë vjet e ka bllokuar Maqedoninë në NATO dhe në BE, duke i rritur tensionet në vend.

Prandaj, thotë profesori, vizioni i Aleksis Cipras është “i jashtëzakonshëm”.

“Për dallim prej pothuajse të gjithë paraardhësve të tij, Cipras e kupton se cila është epërsia që të lirohet Greqia prej një bare të panevojshme në raportet me BE-në dhe NATO-n, si edhe me fqinjin e saj. Së dyti, Cipras pa rast në ardhjen në pushtet të kolegut të tij reformist në Shkup, Zaev”, thotë Xhozef.

Sipas tij, marrëveshja është goditje për Moskën dhe për, siç thotë, populistëve antiestablishment në Evropë.

Xhozef thekson se me hyrjen e Maqedonisë në NATO, kufijtë e vendit sigurohen, duke i komplikuar aspiratat e tyre të cilët kanë pretendime ndaj Kosovës. Profesori beson se marrëveshja do të ndikojë edhe ndaj aspiratave të NATO-s në Bosnjë dhe do ta dobësonte ndikimin rus në Serbi.

“Për antagonistët në botë të ngujuar në kontestet identitare, marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë, nëse u mbijeton sfidave politike, paraqet model”, vlerëson profesori Xhozef.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button