Letër kërcënuese ambasadores amerikane në Kanada

Ambasadores amerikane në Kanada, Kelly Knight Craft, iu dërgua një letër ku zarfi përmbante kërcënime me vdekje dhe pluhur të bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra në fjalë ambasadores Craft i është dërguar në banesën e saj në Ottawa, dhe se njësitë kanadeze dhe ato të SHBA-ve kanë nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Gjatë kontrollit nga njësitë e sigurisë së ambasadës pluhuri i bardhë në zarf është konstatuar se nuk është një substancë me efekte vdekjeprurëse, por në tekstin e letrës ka përmbajtje kërcënuese me vdekje.

Në letrën kërcënuese kërkohet dorëheqja e ambasadores amerikane Kelly Knight Craft dhe se nëse nuk dorëhiqet ajo do të vritet. Gjithashtu theksohet se në letër shkruhen edhe kërcënime kundrejt presidentit amerikan, Donald Trump.

Në lidhje me këtë situatë theksohet se ambasadorja Kelly Knight Craft është e shqetësuar dhe se hetimi i nisur nga njësia policore RCMP e Kanadasë vazhdon në Ottawa dhe Quebec.

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, në një postim në llogaritë e saj të medias sociale është shprehur se “Është i papranueshëm ky kërcënim. Ambasadorja Craft kryen një punë të nevojshme dhe të vështirë dhe se Kanadaja e respekton për shërbimin që ajo kryen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button