Itali, në ndërtesën e refugjatëve muslimanë vendoset koka e derrit

Në qytetin Pordenone në verilindje të Italisë, në gardhin e një ndërtese ku banojnë refugjatët muslimanë, është vendosur një kokë derri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Italiane ANSA, në Pordenone përmbi gardhin e një ndërtese ku jetojnë tetë refugjatë muslimanë, është vendosur koka e derrit.

Refugjatët kanë gjetur kokën e derrit përderisa ishin duke u përgatitur që të festojnë festën e Bajramit të Madh.

Pas gjetjes së kokës së derrit, rasti i është përcjellë xhandarmërisë, kurse në vendin e ngjarjes janë dërguar punëtorët komunalë të pastrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button