Pakistani shënon festën e Bajramit një ditë më vonë

Në Pakistan u fal namazi i Bajramit, shtet i cili shënoi festën e Bajramit të Madh një ditë më vonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përreth Xhamisë Mbreti Fajsal në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, e cila u mbush me qytetarë, si dhe në rrugët të cilat çojnë në xhami, u morën masa të gjera të sigurisë.

Pas namazit të Bajramit, u bënë duatë që të marrin fund problemet në botën Islame si në Kashmir, Palestinë dhe Siri.

Pas namazit dhe duave brenda xhamisë qytetarët u përshëndetën për Bajram me njëri-tjetrin, ndërsa për fëmijët u shpërndanë dhurata. Nëpër tendat e vendosura në oborrin e xhamisë, u shpërndanë ndihma për organizatat humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button