Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin “Drenica 1”

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen në Gjykatë.
Gjykata Supreme ka vendosur që rasti “Drenica 1” të kthehet sërish në rigjykim. Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbron ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka treguar se ky i fundit do të kthehet në rigjykim, shkruan Telegrafi

“Më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm. Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast”, ka shtuar më tej ai, transmetojnë mediat.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button