Dhjetë shtetet më miqësore në botë

Shekujt përplot turbulenca, që kanë mbetur prapa këtij shteti, gjithsesi se kanë lënë diçka prapa vetes: Irlandezët kanë krijuar një humor të mprehtë dhe paksa të zi, por edhe qëndrim çuditërisht miqësor karshi të huajve.

Kjo aftësi e famshme irlandeze që edhe në vakte të rënda t’i argëtojë si duhet miqtë, nënkupton se atje mund gjithnjë të ndiheni sikur në shtëpi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Edhe pse pjesa e mbetur e globit i fajëson për problemet e ndryshme bashkëkohore, amerikanët nuk i japin “pesë pare”. Njerëzit “e mrekullueshëm” po që e dinë se politikat e larta nuk varen prej tyre dhe për këtë arsye i mirëpresin zemërgjerë të gjithë banorët e botës.

Malavi
Banorët e Malavit përshkruajnë veten si “populli më miqësor i të gjithë Afrikës”, të cilët jetojnë në “zemrën e nxehtë të kontinentit”. Secili që e ka vizituar këtë shtet e di se një kohezion i tillë shoqëror (përndryshe jo shumë e zakontë për Afrikën) është dëshmia më e mirë për këtë. Malavi është një shtet i vogël dhe i varfër, mirëpo me një popull të tillë, kujt i duhet komfori?

Fixhi
Banorët e Fixhit e bartin titullin e “mikpritësve më të mirë të planetit”. E pse nuk do ta bartnin? Ata kanë ishuj të mrekullueshëm, shkëmbinj nënujorë ngjyra-ngjyra, det të kthjellët, një pasuri të tërë të botës nënujore, brigje romantike dhe kuzhinë mbresëlënëse. Ata duan që secili mysafir i tyre të ndihet i mirëseardhur dhe do t’ju ndihmojë në gjithçka që do t’ju duhet. Me rëndësi është vetëm që të mos e përmendni puçin shtetëror.

Tajlanda
Shteti më i vizituar i Azisë Juglindore ka marrë nofkën “Franca e Azisë”. Tajlanda ka plazhe dhe ishuj mahnitës, mot të butë dhe ushqim të mrekullueshëm, e përveç këtyre edhe banorë me qëndrime miqësore. Gjëja e parë që do të vëreni te ata është buzëqeshja në fytyrat e tyre.

Mst: Samoa
Samoa është në betejë me Fixhin për titullin e mikpritësit më të mirë. Secili që e viziton këtë shtet do ta ketë rastin që të binden se sa miqësor dhe mikpritës janë banorët e këtij shteti.

Vietnami
Vietnami është një prej shteteve, realiteti i të cilës nuk është as përafërsisht i njëjtë me stereotipat që e përcjellin. Ky shtet bëhet pjesë e ekonomisë së “Tigrit afrikan” dhe prej kohës nuk vuan për shkak të luftërave. Nëse e vizitoni, atje do t’ju presë një mirëseardhje e ngrohtë dhe njerëz të gëzuar.

Indonezia
Është vështirë të gjeneralizohet cilido shtet që në vete përmban shumë kultura të ndryshme. Megjithatë, nga Java e deri në Papuen Perëndimore, mund të prisni vetëm mikpritje. Indonezianët janë shumë miqësorë karshi vizitorëve dhe gjithnjë do të gjejnë kohë që t’u ndihmojnë dhe drejtojnë.

Skocia
Skocezët kanë mbijetuar okupimin e anglezëve, kohëra brutale dhe faktin se e kanë portierin më të dobët të futbollit në të gjithë botën. Ky popull i guximshëm është tejet i hapur ndaj të tjerëve, argëtues dhe me humor.

Turqia
Mikpritja turke është e pakrahasueshme. Me gjithë kuzhinën hyjnore, brigjet e mrekullueshme dhe vendet spektakulare historike, turqit e dinë se nuk ka ndonjë arsye për të qenë ndryshe. Aty pritni mikpritje të ngrohtë, gota të shumta me çaj dhe shumë kohë të kaluar në biseda me banorët sharmantë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button