Po vjen era tradhëti! Manjani sulmon ashpër Presidentin e Qeverinë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas një takimi në Presidence mes Kryeministrit Rama dhe presidentit Meta lidhur me marrëveshjen e detit. Detaje të takimit nuk u bënë publike në media nga institucionet, por duket se gjithçka lidhet me negociatat që po bëhen me Greqine, transmeton Mapo.

Manjani thote se ketu vjen era tradhti dhe nuk e ka vetem me Ramen por edhe me Meten. Kush eshtë garant se kjo marrëveshje do jete e drejtë? Pyet ai, per sa kohe Gjykata Kushtetuese në vend është inekzistente pasi per shkak te vetingut janë shkarkuar pjesa me e madhe e kesaj trupe.

Ja deklarata e plotë e Manjanit

Kujdes!
——-
Plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit?!

Në mënyrë absolute jo! Kjo do ishte pjesë e tradhëtisë ndaj vendit.
Republika e Shqipërisë, për turpin e vet, nuk është në pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore me askënd, sepse nuk ka gjykatë kushtetuese!
Është kjo gjykatë që vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por ajo nuk ekziston!
Ndaj smund të ketë marrëveshje me askënd! Aq më tepër një marrëveshje për de-limitim kufinjsh!

Me gjithë respektin, por:

As Qeveria, që ka treguar qartë që shet çdo gjë e gjithkënd, për pushtetin e Xhafallarëve e as Ramallarëve;

As Presidenti, që ende nuk ka asnjë fjalë për keqqeverisjen;

Nuk janë garanci për kushtetuetshmërinë e marrëveshjeve ndër-shtetërore!
Edhe sikur të dy këto institucione të ishin 100% qelibar, prape nuk janë garanci në kuptimin Kushtetues!

Kjo garanci sipas Kushtetutes jepet vetëm nga Gjykata Kushtetuese! Si në çdo vend tjetër të botës.

Kujtoj që edhe në shtetin e ri të Kosovës, ishte Gjykata Kushtetuese që i dha garancinë përfundimtare marrëveshjes me Malin e Zi!

Republika e Shqipërisë nuk e jep dot këtë garanci kushtetuese qytetarëve të saj! Kulmi!

Marrëveshja e detit nuk është as kontratë koncensioni e as vendim qeverie që prish e ndreq ndërtesa publike, apo qe pezullon çertifikatat e pronësisë !!!

Nëse duan të bëjnë ndonjë gjë të hajrit, të publikojnë rezultatin e negociatave dhe një hartë që del nga këto.

Të ftojnë opinionin dhe specialistët të japin vlerësimet e tyre, deri sa vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese! Të “përfitojmë” nga kjo gjë absurde!

Ndryshe, çdo gjë tjetër është Tradhëti ndaj vendit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button