Meta në Gjermani flet për rëndësinë e finalizimit të dialogut Kosovë- Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit sot nga Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble.

Zyra e informimit e presidentit, njoftoi se me këtë rast presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, 30 vite bashkëpunim diplomatik dypalësh, transmeton Telegrafi.

Meta në takim me të ka folur edhe për çështje të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e finalizimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

“Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së presidentit.

“…Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet më tej.

Në kumtesë thuhet po ashtu që, Meta dhe Schäuble ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP