Si t’i heqim rrudhat e ballit, pa shpenzime!

Stresi, lodhja, mosha, të gjitha ndikojnë te rrudhat e ballit që ju bezdisin aq shumë kur dilni përpara pasqyrës. Nëse eleminimi i tyre me ndihmën e injeksioneve nuk ështe zgjidhja që do të preferonit, atëherë ka edhe disa metoda natyrale me përbërës që nuk keni përse lodheni për t`i gjetur, se i keni në shtëpi, shkruan Bordo.al.

1.     Vaji i kokosit

Masazhoni për disa minuta fytyrën duke këmbëngulur tek pjesa e ballit derisa vaji të jetë përthithur plotësisht. Mund ta bëni çdo mbrëmje përpara gjumit, vaji i kokosit vetëm mirë bën, hidraton lëkurën e përmban antioksidantë të vyer në luftën kundër rrudhave.

2.     Shumë ndihmon dhe vaji i recinit. Ai është mirë të lihet që të veprojë gjithë natën.

3.     Për ato që  bezdis vaji, një zgjidhje e ofron dhe lëngu i limonit. Lag me të pak pambuk dhe e vendos ne pjesën e ballit ku janë rrudhat, duke pritur derisa të thahet. Mund të bëhen dhe kombinime, limon me portokall ose ujë trëndafili.

4.     Nuk do të ishte keq dhe një masazh i thjeshtë me pak vaj ulliri.

5.     Xheli me aloe dhe të bardhë veze:

6.     Për këtë duhen dy lugë të vogla xheli nga kjo bimë fantastike dhe një e bardhë veze. Përzihen bashkë, lihen të veprojnë  10-15 minuta, e pastaj shpëlahen me ujë të ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button