Mungon Salah, Uruguaj fiton ndaj Egjiptit në minutat e fundit

Uruguaj fitoi ndaj Egjiptit në ndeshjen e grupit A në kuadër të Kampionatit Botëror FIFA 2018 e cila u zhvillua në qytetin Yekaterinburg të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen të cilën kishte hapësira të zbrazëta u përballën Egjipti që merr pjesë në kampionat pas 28 viteve dhe Uruguaji 2 herë fitues i kampionatit.

Të dyja kombëtaret në ndeshje filluan me kontroll, ndërsa pjesa e parë përfundoi 0-0.

Uruguaj kishte një performancë më të mirë në pjesën e dytë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jose Gimenez me kokë.

Ylli egjiptian Muhammed Salah, nuk arriti të luaj në këtë ndeshje për shkak se nuk ishte shëruar plotësisht pas lëndimit të cilën e pësoi në një duel me futbollistin e Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve.

Ndërsa portieri 45 vjeçar i Egjiptit, Essam El-Hadary, nuk arriti të fitojë titullin lojtari më i moshuar që ka luajtur në Kampionatin Botëror pasi që ishte rezervë.

Pas ndeshjeve të para në grupin A, Rusia me 3 pikë e para, ndërsa Uruguaji gjithashtu me 3 pikë u radhit i dyti. Në tabelë Egjipti gjendet në vendine 3-të, ndërsa Arabia Saudite e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button