(PLOTËSUAR) Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Prizren (E plotësuar) – Qendra rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka bërë të ditur se janë liruar të gjithë aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, të arrestuar sot në Prizren.

Mësohet se lideri i kësaj lëvizje në Prizren, Arbër Rexhaj është arrestuar në selinë e Vetëvendosjes, pasi paraprakisht policia kishte arrestuar disa aktivistë të tjerë, derisa po hiqnin flamujt e Kosovës nga shtyllat.
Në njoftimin e lëshuar nga KMDLNJ, thuhet se Arbër Rexhaj i ka thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së se me rastin e arrestimit ndaj tij dhe aktivistëve tjerë është përdorur dhunë.

Sipas Rexhajt, janë liruar të gjithë të arrestuarit e pasdites, pas intervistimit nga ana e policisë, në mesin e tyre edhe tri femra.
Ai, ka thënë se “’VV-ja ka hequr vetëm flamurin e Kosovës dhe jo flamuj tjerë të vendosur nëpër shtylla’.

Asnjërin nga këta të arrestuar e më pas të liruar nuk ka mundur t’i vizitojnë përfaqësuesit e KMDLNJ-së, pasi që autoritet policore në Prizren nuk kanë lejuar vizitën e tyre, megjithëse sipas marrëveshjes me institucionet përkatëse qeveritare, KMLDNJ ka qasje të pa penguar kudo në qendrat e ndalimit, mbajtjes, paraburgimit dhe burgjet e Kosovës, thuhet në kumtesë.

*****************************************************************************

Janë arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën rreth orës 8:30 në Prizren gjatë aktivitetit për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bënë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi.

Vetëvendosje këto arrestime i quan plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button