Meta: Hapja e negociatave, inkurajim për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta  shprehet optimist për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal.

Ai këtë e deklaroi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku e konsideron si privilegj që ishte i ftuar mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.

“Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme. Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më pare”, tha kreu i shtetit  shqiptar mesazhin për të pranishmit.

Ai theksoi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button