Beograd, namazi i Bajramit falet në xhaminë Bajrakli (VIDEO)

Besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë e vetme të qytetit, Xhaminë Bajrakli, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia në Beograd ishte shumë e vogël për t’i pranuar të gjithë besimtarët, kështu që një numër besimtarësh u falën para xhamisë.

“Mesazhi i këtij Bajramit le të jet ‘t’i kushtohemi vetes dhe familjes, le të mos jemi të vetmuar. Njeriu i vetmuar është i pakënaqur”, tha Sead Nasufoviç, kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë, në hutben në xhaminë Bajrakli në qendër të Beogradit.

Sipas tij, Bajrami është një mundësi për t’i afruar zemrat tona, sepse sot jemi të huaj më shumë se kurrë.

“Përmirësojini dhe bashkojini zemrat tuaja nëse doni dhe dëshironi që Zoti të pranojë namazet tuaja”, shtoi ai.

Siç tha ai, kush e ndihmon vëllanë e tij në një situatë të vështirë, Zoti do ta ndihmojë atë në një situatë të vështirë si në këtë, ashtu dhe në botën tjetër.

Para xhamisë Bajrakli u organizua një program kulturor, kurse në namazin e Bajramit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button