Muslimanët në Shkup falën namazin e Fitër e Bajramit (VIDEO-FOTO)

Nën përkujdesjen e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, manifestimi qendror i faljes së namazit të Fitër Bajramit në këtë vend u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Gjatë ceremonisë u këndua Kur’an dhe ilahije para besimtarëve të shumtë të cilët mbushën edhe oborrin e xhamisë.

Namazi u drejtua nga kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ndërsa Hytben e Bajramit, në emër të kreut të BFI-së, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke e lexoi Adnan Jahja, nxënës i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, i cili iu referua rëndësisë së muajit të Ramazanit.

“Në këtë muaj arriti mirësia e njerëzimit dhe drita, mbizotëroi mëshira dhe humaniteti, u krijua dashura dhe respekti, prandaj ky muaj gjithmonë duhet të festohet dhe të përjetohet me gjithë qenien tonë”, u theksua në mesazh.

Lutje lexoi edhe atasheu për çështje fetare në Ambasadën turke në Shkup, Murat Alkan.

Edhe në xhamitë tjera të Maqedonisë në prani të madhe të besimtarëve musliman u fal namazi i Fitër Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button