Shkencëtarët: Niveli i inteligjencës tek të rinjtë po zvogëlohet

Një studim i ri në Norvegji ka treguar se niveli i inteligjencës tek të rinjtë gjithnjë e më shumë po zvogëlohet.

Në 90 vitet e kaluara inteligjenca tek të rinjtë në mënyrë të vazhdueshme është rritur mesatarisht tre pikë për gjeneratë, dhe ai fenomen është quajtur “efekti flin”. Por, si duket kësaj i ka ardhur fundi.

Shkencëtarët Ole Rogerburg dhe Bernt Bratsberg nga Qendra për hulumtime ekonomike Ragnar Frish, kanë kryer hulumtim të ri ku kanë analizuar rezultate të më shumë se 730 mijë burra. Duke i krahasuar rezultatet e burrave dhe baballarëve të tyre kur kanë qenë në moshë të njëjtë, kanë konstatuar se burrat në krahasim me baballarët e tyre kanë pasur koeficient më të ulët të inteligjencës.

Theksohet se një nga arsyet e mundshme për uljen e koeficientit të inteligjencës është ajo që të rinjtë edhe më shumë përdorin teknologji se që lexojnë libra.

Hulumtimi i ka sjellë deri në përfundim se konsumimi i shpeshtë i peshkut dhe gjumi i mjaftueshëm e përmirëson inteligjencën. Para miratimit të testit, 500 fëmijë janë pyetur se sa herë në muaj ata konsumojnë peshk. Fëmijët të cilët kanë konsumuar peshk një herë në javë kanë pasur pesë pikë më shumë në krahasim me ata fëmijë të cilët peshkun e kanë konsumuar rrallë madje pothuajse asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button