Han: Është e pahijshme që presidenti të refuzojë bisedë me kryeministrin, duhet përgjegjësi

“Nuk është e hijshme që një president shteti, të refuzojë të bisedoj me kryeministrin, me ministrin e Jashtëm, për të fituar informacione të dorës së pare”, kështu deklarohet eurokomesari Johanes Han, në lidhje me refuzimin e Ivanovit që të diskutojë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin Nikolla Dimitrov për marrëveshjen me Greqinë.

“Mendoj se kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme plotësisht i kanë respektuar përcaktimet kushtetuese dhe vetëm urgjentisht mund t’i bëj thirrje presidentit të ndërmarrë përgjegjësi. Kjo nuk është çështje pranimi, por në demokraci mund të presim që njerëzit të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrohet se shefi i shtetit në njëfarë mënyre është model për shumë njerëz në një vend, presidenti si i përzgjedhur i drejtpërdrejt ka pozitë specifike dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, ndryshe i bën dëm funksionit të tij”, tha Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button