Sondazh: Erdogani me siguri do të luftojë për mandatin e ri në rrethin e dytë

Anketat më të reja të mendimit publik në Turqi në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare të caktuara për më 24 qershor, tregojnë se shefi i shtetit do të zgjedhet në rrethin e dytë.

Sipas rezultateve të anketave, mbështetja e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan, i cili në zgjedhje paraqitet si kandidat i partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) me mbështetje të edhe pesë partive, momentalisht arrin nën 50 për qind.

Në anketën e agjencisë “Gezixhi”, Erdogani gëzon mbështetje të 47.1 për qind të zgjedhësve, në anketën e SOBAR – 48.3, ndërsa në hulumtim e “Metropol” 45.9 për qind.

Nëse rezultatet e këtilla konfirmohen në zgjedhjet e 24 qershorit, Erdogani nuk do të ketë mjaft vota që të rizgjedhet në funksion dhe do të duhet në rrethin e dytë zgjedhor të përballet me siguri me kandidatin e Republikës Popullore Republikane opozitare (CHP), Muharrem Inxhe.

Sipas sondazheve, Inxhe ka mbështetje mes 20.1 deri 31.4 për qind të votuesve, me çka është larg përpara kandidates së renditur të tretë Meral Akshener të Partisë së Mirë (IJI), për të cilën do të votonin midis 9.5 dhe 14.1 për qind të votuesve.

Megjithatë, për rrethin e dytë të gjitha anketat i japin përparësi Erdoganit, i cili do të korrte fitore ndaj Inxhes.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare pritet që AKP të fitojë mes 39.3 dhe 43.5 për qind të votave, përpara CHP me ndërmjet 24.2 dhe 27.2 për qind dhe Partia kurde Demokratike e Popujve (HDP) me ndërmjet 12.1 dhe 12.3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button