Mbi 1 milion OnePlus 6 të shitura në vetëm 1 muaj

OnePlus ka shitur mbi 1 milion celularë OnePlus 6 brenda vetëm një muaji.

Të paktën kështu thotë për “Business Insider” themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Pete Lau, transmeton Top Channel. 

Sipas tij, dy celularët e mëparshëm të markës arritën shifrën 1 milion vetëm pas 3 muajsh.

Edhe pse duket shifër e lartë, është në fakt shifër e ulët krahasuar me celularë si Samsung Galaxy apo iPhone, që shesin dhjetra milionë njësi brenda muajit.

The OnePlus 6 kushton 529 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button