Sondazh, francezët duan ndalimin e reklamave të alkoolit

Në një sondazh të zhvilluar në Francë, 70 për qind e të anketuarve kanë thënë se dëshirojnë ndalimin e plotë të reklamave të alkoolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në sondazhin e zhvilluar nga kompania Opinion Way me kërkesë të Unionit të Luftës kundër Kancerit, shtatë nga dhjetë qytetarë të Francës kanë shprehur qëndrimin për ndalimin e plotë të prezantimit të produkteve alkoolike.

Të anketuarit mendojnë se ndalesa duhet të përfshijë edhe internetin dhe rrjetet sociale. 54 për qind e të anketuarve vlerësojnë se për uljen e konsumimit duhet të rriten çmimet e alkoolit.

Ndërkohë 81 për qind kanë deklaruar se në produktet në fjalë duhet të ngjiten etiketat e veçanta ku tregohen dëmet e konsumimit të alkoolit.

Sondazhi po ashtu ka zbuluar se 54 për qind e francezëve nuk kanë qenë të informuar se konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kancer. Vetëm 23 për qind e të anketuarve kanë njohuri se alkooli është një arsye sekondare e sëmundjes së kancerit.

Ndërsa, 77 për qind janë të mendimit se vendimmarrësit janë të drejtuara nga industria e këtyre pijeve dhe se mbahen nën presion.

Sipas të dhënave zyrtare, në Francë brenda një viti mesatarisht 148 mijë persona vdesin nga kanceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button