Harry dhe Meghan; ku e kaloi çifti “dy javëshin” e mjaltit

Me sytë e të gjithë botës të drejtuar nga ata, princ Harry dhe Meghan, Dukeshe e Sussex, arritën të përvidheshin për një gjysmë muaji mjalti. Dy javë qëndruan të porsamartuarit larg Londrës, për t`u kthyer vetëm pak ditë përpara kremtimeve të Trooping the Colour Cel ebrations. Hera e fundit që çifti u pa në publik ishte më 22 maj, shkruan Bordo.al. 

Po ku kanë zgjedhur ta kalonin këtë kohë të vyer me njëri-tjetrin? Pyetja që  qarkullon prej ditësh në mediat rozë, si përgjigje, merr vetem hamendësime. “TMZ” këmbëngul se kanë qenë në Kanada, e si për ta bërë më të besueshëm variantin e saj,  ofron disa detaje:

Harry dhe Meghan sipas site-t të njohur për info-t e goditura, janë rehatuar në një kabinë luksoze të resortës ‘Fairmont Jasper Park Lodge’ në Alberta, një vend i preferuar nga mbreti George I Pestë dhe Mbretëresha mëmë, si dhe vetë Elisabeta e Princi Filip.

Logjika deri diku qëndron. Kanadanë, ku për disa vite me radhë u xhirua seriali Suits, Markle e ka si shtëpi të dytë. Problemi kryesor është se hoteli mohon t`I ketë pritur vizitorët e rrallë. Mundësia tjetër është kështjella  Ashford Castle në Irlandë. Edhe Ashfordi, i renditur dikur si një prej hoteleve më të mira të botës ka historitë e tij me familjet mbretërore që nisin nga George I V-te e deri te Princi Ranier i tretë dhe Princesha e Monakos, Grace Kelly. Kandidatja e radhës është Namibia; jo dhe aq e çuditëshme, duke pasur parasysh eksperiencën e Harry-t me Afrikën. Ishte diskutuar në fakt preferenca e të dyve për një muaj mjalti në kontinentin e nxehtë, e thuhej se paskësaj, mbase mund t`i hynin dhe ndonjë udhëtimi tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP