Aktiviteti “Lulja e Bajramit”, u solli dhurata të shumta fëmijëve të “Dua ylberin”(FOTO)

Aktiviteti “Lulja e bajramit”, i organizuar nga Kryqi i Kuq është mbajtur në qendrën tregtare Saraj. Nga ky aktivitet, fëmijët e shoqatës për fëmijë me nevoja të veçanta “Dua ylberin”, kanë fituar dhurata për Bajramin e Ramazanit, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, shoqata “Dua ylberin” ka shprehur falënderime për dhuratat e marra nga aktiviteti “Lulja e bajramit”.

“Ju faleminderit shumë të gjithëve për detajet perfekte, për dhuratat e mrekullueshme, organizimin e bukur dhe të përshtatshëm për kërkesat tona. Jeni jo vetëm të palodhur, por mbi të gjitha, me zemër të madhe. Faleminderit. Faleminderit prindër për gjithçka, mbështetjen dhe përkushtimin tuaj mbi të gjitha. Faleminderit aktivistë dhe kryetarë shoqatash që na mbështetni gjithmonë. Faleminderit mediave që bëjnë rolin e përhapjes së idesë, se vetëm të gjithë si shoqëri mund të ndihmojmë fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre. Faleminderit studentë, vullnetarë dhe familjarë. Faleminderit shumë stafit tonë që nuk kurseni asgjë (dhe që çdo orë mësimi vazhdoi serish edhe sot)”, thonë nga “Dua ylberin”.

Në aktivitet, të pranishëm kanë qenë edhe profesorë nga shkolla e mesme “Cvetan Dimov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button