Një sulm i kryengritësve vret 4 ushtarë francezë në Afganistan

Katër ushtarë të NATO-s janë vrarë të shtunën gjatë një sulmi të kryengritësve në pjesën lindore të Afganistanit.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të aleancës në Kabul, ndërsa dyshohet se të vrarët të jenë nga kontigjenti francez.

Zyrtarët afganë thanë për u kanë thënë reporterëve se vrasjet kanë ndodhur në provincën Kapisa, që kryesisht patrullohet nga kontigjenti francez, nën udhëheqjen e NATO-s.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulm nëpërmjet një email duke thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provincën Kapisa.

Lajme të ngjashme

Back to top button