Presidenti Ivanov nga Bullgaria: mediat spekulojnë se unë destabilizoj rajonin – nuk mbaj përgjegjësi (VIDEO)

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë për media në Bullgari ku po realizon takime zyrtare, i pyetur për mosnënshkrimin e marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi dhe takimin e dyminutësh Ivanov – Zaev – Dimitrov, ka deklaruara se lajmet se ai ka përzënë nga zyra Zaevin dhe Dimitrovin, janë të spekulime, transmeton Portalb.mk.

“Mos u bëni pre e spekulimeve mediatike, edhe pse edhe ju jeni gazetar. Unë askënd nuk e kam përzënë nga zyra, dhe kemi pasur takim. Për herë të parë më është dhënë dokumenti, nga procesi ku unë nuk jam i përfshirë. Kur e mora atë dokument, nuk pata çfarë të flas në takim. Dhe për këtë edhe takimi zgjati shkurt”, tha Ivanov.

Duke komentuar për mosnënshkrimin e marrëveshjes së emrit, Ivanov ka thënë se ai nuk ka qenë i përfshirë në proces, dhe se nuk do të mbajë përgjegjësi për të njëjtin.

“Pse duhet që unë ta legalizoj atë dokument? Siç e kanë bërë, pa përfshirjen time, ashtu le ta mbarojnë, pa prezencën time. Ai është dokument i rëndësishëm për formim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kurse kryetari ishte i përjashtuar nga tërë procesi. Pse duhet të legalizoj arritjen e dikujt? Ai është vendim i tyre, dhe përgjegjësi e tyre”, tha Ivanov, transmeton Portalb.mk.

Ivanov gazetarit: mos thoni se unë e destabilizoj rajonin

Ivanov gjithashtu ka kërkuar që të mos cilësohet si destabilizues i rajonit, sepse sipas tij: “Dihet se kush e ka sjellë destabilizimin në Maqedoni, dhe ia ka marrë e ndikuar në ardhmërinë e saj. Është duke u ditur se kush po e merr të drejtën e përparimit të një populli”.

Përndryshe vizita zyrtare e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Bullgari u përball me refuzim nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Dimitrov dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Borisov anulon takimin me Ivanovin, shkak sjellja arrogante për marrëveshjen e emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button