Ministri gjerman Mas, paralajmëroi përkrahje të fuqishme për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë Hajko Mas, e përshëndeti  marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin dhe shfaqi shpresë se në të ardhmen edhe vendimet të cilat do të jenë në lidhje me NATO-n dhe BE-në do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë.

Mas otencoi se kjo çështje është vendimtare  për interesat evropiane dhe gjermane.

“Në Maqedoni viteve të fundit ka proces impresiv të reformave dhe i cili, gjithashtu tani tregon rezultate në vend dhe meriton të marrë mirënjohje  nga tërë Bashkimi Evropian. Për atë ju përkrahim të tregoni vendosmëri edhe më tutje  dhe t’i realizoni reformat e nevojshme”, tha Mas.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka shprehur shpresë, se vendimi i Masit të pritet mirë në Gjermani.

“Shpresoj se në vendin tuaj kjo zgjidhje do të pritet mirë nga qytetarët. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta përkrahim atë proces”, tha Dimitrov.

Dimitrov është shprehur i bindur, se qytetarët duhet të fitojnë gjasë, që nëpërmjet referendumit të shprehen për kompromisin e emrit Maqedoni – Greqi.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, ajo do të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Athina publikoi Marrëveshjen për emrin: 19 faqe në gjuhën angleze (FOTO)

Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP