Nënkryetari i LSDM-së, Mançevski në Shtip: për emrin, në referendum do të thuhet fjala e fundit

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, dje u takua me qytetar, simpatizantë dhe mbështetës të partisë në Shtip, ku bisedoi për realizimin e premtimeve kyçe nga Programi i Qeverisë të cila, sipas tij, kanë siguruar më shumë para për qytetarët, i kanë zvogëluar shpenzimet për jetë dhe kontribuojnë në sjelljen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, njofton Portalb.mk.

Para të pranishmëve, nënkryetari Mançevski e potencoi rëndësinë nga marrëveshja me Greqinë me të cilën sigurohet dhe forcohet identiteti maqedonas, zgjidhet problemi 25 vjeçar që e ka lënë mbrapa Maqedoninë.

“E gjithë bota demokratike e ka përshëndetur zgjidhjen e problemit. Gjithsesi, ju, qytetarët do ta thoni fjalën e fundit në referendumin që do të mbahet. Për atë, duhet të përpiqemi dhe së bashku të themi PO. Të themi PO për anëtarësim në BE dhe NATO, PO për standard më të lartë, paga më të larta, të themi PO për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button