Izraeli ankohet për rezolutën në OKB: Privohemi nga e drejta për vetëmbrojtje

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB) Danny Danon, me rastin e miratimit të projekt-rezolutës së OKB-së për mbrojtjen e civilëve palestinezë, tha se me rezolutën “Izraeli është privuar nga e drejta për vetëmbrojtje”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo masë është një përpjekje për të na privuar nga e drejta themelore për vetëmbrojtje”, tha Danon në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai vuri në dukje se mbështetja e një projekt-rezolute të tillë i jep forcë shtesë lëvizjes palestineze Hamas.

Asambleja e Përgjithshme të mërkurën miratoi projekt rezolutën e cila bënë thirrje për mbrojtjen e popullit të Palestinës.

Rezoluta u miratua me 120 vota për, 8 kundër, ndërsa 45 shtete ishin të përmbajtura.

Projekt rezoluta, ndër të tjera nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon që në afat prej 60 ditësh të ndërmarrë hapat e nevojshëm në drejtim të mbrojtjes së civilëve në territoret palestineze, vendosjen e sigurisë, mirëqenies dhe krijimin e një raporti në lidhje me mekanizmat e mbrojtjes ndërkombëtare të civilëve.

Abbas: Rezoluta e OKB-së, fitore e drejtësisë dhe e drejtës ndërkombëtare

Kalin: Vendimi për Palestinën një sukses i madh

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button