Stilisti i njohur e quajti Selena-n të shëmtuar dhe i gjithë rrjeti shpërtheu kundër tij

Selena Gomez është një prej vajzave më të ëmbla të ekranit dhe kurrsesi nuk mund të quhet e shëmtuar. Por stilisti i famshëm Stefano Gabbana mendon se ajo është e shëmtuar, madje e shfaq hapur fare këtë mendim, shkruan Class.

The Catwalk Italia, ka postuar një kolazh fotosh të Selenës, ku ndjekësit pyeteshin cila nga pamjet e këngëtares ishte e preferuara e tyre. Stefano Gabbana nuk e ka kursyer mendimin e tij negativ dhe ka shkruar: “Është shumë e shëmtuar”. Një prej komentuesve shtoi se ajo ngjan me një qen pomerian dhe stilisti i ka thënë se është e vërtetë duke e shoqëruar me të qeshura.

Menjëherë ndjekësit i janë kundërvënë me një lum komentesh. Ata kanë shkruar se është një gjë e ulët të bësh komente të tilla në rrjetet sociale, pa një arsye, për më tepër që Selena nuk është aspak e shëmtuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button