Abbas: Rezoluta e OKB-së, fitore e drejtësisë dhe e drejtës ndërkombëtare

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, miratimin e projekt-rezolutës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e civilëve palestinezë, e ka quajtur fitore të së drejtës ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Miratimi i rezolutës së OKB-së, paraqet fitore të drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare”, tha Abbas në një prononcim për gazetarët.

Ai falënderoi të gjitha vendet që votuan për miratimin e projekt-rezolutës së lartpërmendur.

Rikujtojmë se Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi një projekt rezolutë që kërkon mbrojtje për popullin e Palestinës.

Në seancën e jashtëzakonshme u shqyrtua projekt rezoluta e cila bën thirrje për mbrojtje për popullin palestinez ndaj së cilës SHBA-të vendosën veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Projekt rezoluta u miratua me 120 vota, 8 shtete votunan kundër dhe 45 të tjera abstenuan.

Në rezolutë kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që “të shqyrtojë në kohën më të shkurtër situatën aktuale, brenda 60 ditëve pas pranimit të rezolutës në fjalë, të mbrojë civilët palestinezë që ndodhen nën pushtimin izraelit, të paraqesë një raport me shkrim, përfshirë rekomandimet për mekanizmat ndërkombëtare të mbrojtjes, si dhe të bëjë ato që duhet bërë për sigurinë dhe mirëqenien”.

Kalin: Vendimi për Palestinën një sukses i madh

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button