Kalin: Vendimi për Palestinën një sukses i madh

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın në lidhje me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Palestinën tha se “ky është një sukses i madh për kauzën e Palestinës dhe për drejtësinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në llogarinë e tij në Twitter ka bërë një postim në lidhje me pranimin e projekt-rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e cila kërkon mbrojtje për popullin e Palestinës.

Në lidhje me projekt rezolutën e cila bën thirrje për mbrojtje të popullit palestinez dhe ndaj të cilës SHBA-të vendosën veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kalın, tha se kjo projekt-rezolutë u pranua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 120 vota pro.

“Ky është një sukses i madh për kauzën e Palestinës dhe për drejtësinë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në anën e Palestinës në kauzën e saj të drejtë”, tha Kalın.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button