Ivanov pas takimit me homologun Radev, komentoi për refuzimin që ia bëri Borisov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit me homologun e tij Bullgar, Rumen Radev ka komentuar refuzimin për takim që iu është bërë nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, duke e cilësuar si vendim të njëanshëm dhe që nuk reflekton kryesimin evropian, transmeton Portalb.mk.

“Ai është vendim dhe përgjegjësi e tij. Borisov nuk është vetëm kryeministri i Bullgarisë, por edhe i shtetit i cili kryeson me BE-në. Bashkimi Evropian gjithandej promovon dialog, konstruktivitet, transparencë dhe bashkëpunim, kështu me këtë gjest, ai ka marrë anë, dhe nuk realizon atë çfarë është qëllim i anëtarësimit dhe kryesimit me BE-në”, tha Ivanov.

Kjo deklaratë e Ivanovit vjen pasi që kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva kanë refuzuar të takohen sot me të, për shkak të sjelljes arrogante të Ivanovit ndaj Marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, ajo do të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Borisov anulon takimin me Ivanovin, shkak sjellja arrogante për Marrëveshjen e emrit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP