Prifti Stevan Zdravevski kërcënon se me armë do ta mbrojë emrin (VIDEO)

Prifti Stevan Zdravevski në protestën e djeshme deklaroi se do të luftojë me të gjitha format e mundshme që të mbrojë emrin Maqedoni. Ai ka kërcënuar se do të përdorë edhe armë.

“Ne nga Kisha me lutje, por nëse duhet do të marrim armët në dorë dhe nuk dot ë rimë duarkryq. Do të mbrojmë atë që është e jona dhe është e shenjtë, që e kemi trashëguar nga të parët tanë, që duhet tua lemë brezave tanë”, ka thënë ai në protestën që u mbajt dje në Kuvend.

Përndryshe, dje para Kuvendit të Maqedonisë janë mbajtur protesta, si shenjë revolte e Marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim kushtetues të shtetit të Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushteti, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, Marrëveshja pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Janë arrestuar dhjetë protestues, me shufra hekuri kanë sulmuar policët

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP