Janë arrestuar dhjetë protestues, me shufra hekuri kanë sulmuar policët

Dhjetë qytetarë, që kanë qenë pjesë e protestës së djeshme para Kuvendit të Maqedonisë janë arrestuar, për arsye se kanë prishur rendin dhe sigurinë publike, duke gjuajtur në drejtim të policëve me shufra hekuri dhe shishe qelqi, transmeton Portalb.mk.

“Në kohën e protestës së djeshme, në ora 20:30, një pjesë e turmës, në të cilën ka pasur edhe grup të njerëzve që kanë mbajtur maska “fantome”, në drejtim të Kuvendit dhe kordonit policor kanë gjuajtur me shishe, lëndë piroteknike, shufra hekuri, konserva dhe koktej molotovi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Përndryshe, dje para Kuvendit të Maqedonisë janë mbajtur protesta, si shenjë revolte e Marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, ajo do të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Arritja e Marrëveshjes, me lëndë piroteknike u protestua në Shkup (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP