Akulli në Antarktidë po shkrihet me shpejtësi të madhe

Antarktida po e humb akullin me shpejtësi gjithnjë e më të madhe.

Satelitët që monitorojnë gjendjen në Kontinentin e Bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë tonë akull në vit po humbasin në oqean, si pasojë e shkrirjes, transmeton REL.

Një gjë e tillë rrit po ashtu nivelet globale të detit për 0.6 milimetra në vit – që do të thotë trefish më shumë nga viti 2012, kur është bërë vlerësimi i fundit i tillë.

Shkencëtarët i publikuan të dhënat e reja në revistën shkencore britanike Nature.

Ata thanë se qeveritë duhet t’i marrin parasysh këto informacione derisa planifikojnë mbrojtjen e komuniteteve bregdetare.

Sipas shkencëtarëve, Antarktida ka derdhur rreth 2.7 trilionë tonë akulli që nga viti 1992, duke kontribuar në rritjen e nivelit të detit në botë për më shumë se 7.5 milimetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP