Kosova hyn në agjendë për anëtarësim në Interpol

Me shumicë votash, në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Interpolit në Lion të Francës, u vendos që Kosova të jetë sërish në agjendë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, Kosova pret që në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe, të bëhet anëtare e barabartë e organizatës ndërkombëtare të policisë, transmeton REL.

“Një lajm shumë i mirë për vendin tonë. Kosova rikonfirmohet edhe një herë në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, shkroi Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Kosova ka aplikuar edhe vitin e kaluar për anëtarësim në Interpol.

Ajo është futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, në mënyrë që të votohej për pranim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila është mbajtur më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin.

Përderisa territori palestinez dhe Ishujt Solomon janë pranuar në këtë organizatë, Kosova e ka tërhequr kandidaturën e saj pasi ka marrë informata se anëtarësimi mund të mos përkrahej nga vendet anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP