Debati për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Ndrenika: të kemi teatër si Shkupi (VIDEO)

Problemi me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë nuk ka fund, së fundmi, për nesër janë paralajmëruar protesta nga artistë, paraprirë nga Bujar Asqeriu, njofton Portalb.mk.

Në dëgjimin publik që u mbajt sot, për problemin në fjalë, ku të pranishëm janë kryetari i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Artisti Robert Ndrenika duke marrë për shembull Teatrin e Shkupit, ka thënë se në Teatrin e Kombëtar të Shqipërisë duhet investim më i madh.

“Teatri i Shkupit ka ndër sallat më të mira, nuk e e di sa sa ka kushtuar, por është më i miri që kam parë deri më sot. Nëse vazhdoni të dëgjoni të gjithë këtu, mendimet e 200 vetëve, s’do arrini në zgjidhje. Merrni regjisorët, arkitektët, skenografët, kërkoni mendim nga ato. Merrni mendim nga grupet e interesit, jo nga unë. Bëni diçka të mirë. Restaurimi kërkon më shumë. Unë isha në premierë në dhjetor, ishte shumë ftohtë, nuk ka kushte”, tha Ndrenika.

Ndërkaq kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se janë dy zgjidhje: “Ne si bashkësi kemi konvertuar tokën në teatër, dhe tjetra, të jetë teatri pa kullë”, tha Veliaj, i cili paraprakisht njoftoi se për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, janë ndarë 30 milion euro.

Por kjo kosto nuk e bindi aktorin e madh, Robert Ndrenika.

“Është Monument Kulture dhe oborri, edhe pishat, edhe pishina, mund të riparohen dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer, dhe jo me 30 milion euro. E kam bindjen zotëri Erion, se të kanë gënjyer me ato 30 milion eurot, pavarësisht se the 4-5 fish, nuk është e vërtetë ajo. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milion euro, ai Teater qe duan të bëjnë”, tha Ndrenika.

Zaptimi i pronës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë: Të premtën protestojnë artistët

Bujar Asqeriu bën thirrje për protestë: po na grabisin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button