MPJ-ja e Bullgarisë deklarohet pas dështimit të takimit Borisov – Ivanov

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë është deklaruar në lidhje me dështimin e takimit Borisov – Ivanov, megjithëse sqarojnë se ato nuk do të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë, duke refuzuar të komentojnë për vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për Marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

“Pozita jonë është e qartë, ashtu si në tërë opinionin ndërkombëtar. E qartë është edhe pozita e kryetarit të Republikës së Maqedonisë. Qeveria e Bullgarisë nuk sheh arsye që të shfrytëzohet për debate politike të brendshme në Shkup. Për zhvillimin e ardhshëm të shtetit fqinj, e rëndësishme është integrimi në NATO dhe BE, dhe kjo të mos vihet në dyshim”, thuhet në kumtesë.

Paraprakisht, media greke “24 orë” ka njoftuar se kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka refuzuar të takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për siç thuhet, për shkak të sjelljes arrogante për Marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi.

Përndryshe, ky reagim vjen pasi që, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, pasi që sipas tij, ajo cënon integritetin territorial dhe kombëtar të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button