Athina publikoi Marrëveshjen për emrin: 19 faqe në gjuhën angleze (FOTO)

Media greke “Katimerini” ka publikuar Marrëveshjen e arrirë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e emrit. Marrëveshja përmban 19 faqe dhe është në gjuhën angleze, njofton Portalb.mk.

Në tekstin e Marrëveshjes, Greqia dhe Maqedonia thirren si pala e parë dhe e dytë, dhe më tej shkruhet se emri zyrtar i palës së dytë është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, që do të jetë emër kushtetues i “palës së dytë” dhe do të përdoret si “erga omnes”, siç edhe parashihet në Marrëveshjen. Emri i shkurtër i “palës së dytë” do të jetë “Maqedonia e Veriut”.

Në Nenin tjetër qëndron se shtetësia e “palës së dytë” do të jetë maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të qëndrojë në të gjitha dokumentet identifikuese dhe të udhëtimit.

“Gjuha zyrtare e palës së dytë do të jetë ‘gjuha maqedonase’, siç është pranuar në konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizim të emrave, e mbajtur në Athinë, në vitin 1977”, thuhet në tekstin e Marrëveshjes.

Termet “Maqedonia” dhe “maqedonas” sqarohen në mënyrë shtesë.

Sa i tako kodit të shtetit dhe targave të automjeteve të “palës së dytë”, do të jetë NM dhe NMK, kurse për të gjitha qëllimet tjera kodi i shtetit mbetet MK dhe MKD.

Për validitetin e dokumenteve dhe materialeve të nxjerra në institucionet e Maqedonisë. të dy palët janë marrë vesh që të ketë dy periudha tranzitore:

  • teknike – që ka të bëjë me materialet zyrtare të administratës publike për përdorim ndërkombëtar dhe ata për përdorim të brendshëm, që mund të përdoren edhe jashtë. Ato duhet të jenë të riparueshme në pajtueshmëri me emrin e marrë vesh dhe termet, më së voni deri në pesë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes.
  • politike – ka të bëjë me dokumentet dhe materialet që janë për përdorim të brendshëm. Publikimi i këtyre dokumenteve dhe materialeve që hynë në këtë kategori do të ndryshohen me hapjen e çdo kapitulli të bisedimeve me Bashkimin Evropian në atë fushë, dhe do të jenë të kompletuara në afat deri në 5 vjet.

Emri i ri do të jetë i përfshirë në Kushtetutën e Maqedonisë. Kjo do të bëhet përnjëherë, respektivisht me amendament, emri dhe termet do të ndryshohet në të gjitha Nenet e Kushtetutës, ku përdoret emri kushtetues. Gjithashtu, do të bëhet edhe revizion në Preambulë, në Nenin 3 dhe 49.

 

Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi

Përndryshe Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushteti, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, Marrëveshja pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, dhe e njëjta pritet të ndodh më së voni deri të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button