Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u pranua projekt rezoluta që kërkon mbrojtje për popullin e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përpjekjeve intensive të Turqisë dhe me mbështetjen e Algjerisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një seancë të posaçme për të diskutuar projekt rezolutën e Palestinës.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, projekt rezoluta ndaj të cilës SHBA-të vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe e cila bën thirrje për mbrojtje për popullin palestinez, u shqyrtua sërish dhe u paraqit për votim.

Projekt rezoluta u pranua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 120 vota, ku ndaj kësaj rezolute dolën kundër 8 shtete dhe 45 të tjera abstenim.

Në rezolutë kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që “të shqyrtojë në kohën më të shkurtër situatën aktuale, brenda 60 ditëve pas pranimit të rezolutës në fjalë të mbrojë civilët palestinezë që ndodhen nën pushtimin izraelit, të paraqesë një raport me shkrim, duke përfshirë rekomandimet për mekanizmat ndërkombëtare të mbrojtjes, si dhe të bëj ato që duhet bërë për sigurinë dhe mirëqenien”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button