Sanksionet kundër Koresë V. mbeten “deri në denuklearizimin e plotë”

Koreja e Veriut nuk do të shohë lehtësim të sanksioneve ekonomike derisa nuk e dëshmon “denuklearizimin e plotë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, transmeton REL.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Seul, pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, mbajtën një takim historik në Singapor.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë, duke u zotuar se do të ndërtojnë një marrëdhënie të re.

Kim po ashtu premtoi se do të punojë drejt “denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.

Por, disa vëzhgues e kritikuan deklaratën, duke thënë se nuk përmban detaje se si Koreja e Veriut do të shkatërrojë arsenalin e saj bërthamor dhe si do të verifikohet një proces i tillë.

Pompeo tha se SHBA “mbetet e përkushtuar për arritjen e denuklearizimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP