Low i shokuar me shkarkimin e Lopetegui nga Spanja

Joachim Low është befasuar me shkarkimin e Julen Lopetegui nga Kombëtarja e Spanjës, një ditë para fillimit të Botërorit.

Ai tha që një gjë e tillë është shumë e pazakontë, përcjell Lajmi.net.

“Unë nuk e di se çfarë ndodh pas skenave te federata spanjolle, por kjo është diçka e pazakontë”, u shpreh fillimisht ai.

“Ishte një surprizë e madhe, pasi erdhi nga hiçi. Sigurisht që do të ketë pasoja për ekipin e Spanjës. Gjithsesi, ata kanë një filozofi të qartë për lojën, pasi lojtarët kanë vite së bashku”, deklaroi Low.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP