Arrestohet një serb, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia italiane ka arrestuar një serb nga Kosova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka marrë pjesë në krime të luftës në Kosovë.

Ky aksion është kryer me urdhër-arrest të Interpolit dhe është zhvilluar në kryeqytetin italian Romë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, që e transmeton Koha, dyshohet se serbi i arrestuar 39 vjeçar është pjesë e grupit mafioz serb Pink Panter.

I arrestuari ka qenë në arrati me vite të tëra, kurse gjatë kësaj kohe ishte dënuar me katër muaj burg për vjedhje. Policia italiane zbuloi te ai pasaportë false të Bullgarisë. Sipas Ansa-s ky serb kishte marrë pjesë si ushtar në masakrat serbe në Drenicë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button